Loading…
Haradinaj: Gjermania mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën
  • 24/06/2019 | 11:11

Haradinaj: Gjermania mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Gjermania po i jep një mbështetje të madhe procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën, shkruan Gazeta Metro.


Haradinaj pas takimit me zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian, Rainer Wieland, ka thënë se Kosova dhe Gjermania kanë një partneritet të qëndrueshëm dhe afatgjatë mes vete.

Ai ka thënë se delegacioni i përfaqësuesve politik të CDU’së tregon mbështetjen e madhe që po i bëjnë Kosovën në kuadër të liberalizimit të vizave.

“Zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian, Rainer Wieland, është dëshmi e miqësisë dhe orientimit tonë për një partneritet të qëndrueshëm dhe afatgjatë me Gjermaninë.

I nderuar ta pres në takim z. Wieland dhe një delegacion të përfaqësuesve politik të CDU-së nga Baden Wuerttemberg, ndërmarrës dhe ekspert nga arsimi, të cilët i falënderova për përkushtimin e treguar në projektet e përbashkëta Kosovë – Gjermani, në veçanti për mbështetjen e vendit në procesin e liberalizimit të vizave, duke kërkuar përkrahje edhe në këtë etapë të fundit drejt lëvizjes së lirë.

Përvoja e këmbimit të nxënësve përmes Education Unlimited dhe programe të tjera të kësaj natyre, kanë sjellë një mundësi të mirë për nxënësit tanë, të avancojnë më shumë në shkollim dhe mundësi të tjera për të ardhmen akademike. Shpreha përkushtimin tim, për ta vazhduar këtë bashkëpunim në fushën e arsimit, por edhe në fushën e ekonomisë dhe politikës, me shtetin mik të Kosovës, Gjermaninë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë