Loading…

Haradinaj godet Kurtin: ‘Kryeministri është bërë ‘good guy’, shko para e kthehu mbrapa tu e ngu Lajcakun’

  • 04/08/2022 | 11:15

Haradinaj godet Kurtin: ‘Kryeministri është bërë ‘good guy’, shko para e kthehu mbrapa tu e ngu Lajcakun’

Është duke vazhduar seanca në Kuvendin e Kosovës, ndërsa lideri i AAK’së, Ramush Haradnaj, ka ironizuar me kryeministrin Kurti rreth ngjarjeve të fundit në Veri, duke e quajtur Kurtin si ‘good guy’, që do të thotë djal i mirë, pasi që është bërë i dëgjueshëm ndaj ndërkombëtarëve këtë koordinim e dëgjim ndaj ndërkombëtarëve e quante servilizëm, shkruan Gazeta Metro.


“He is a good guy now (Ai tash është djalë i mirë)”. Po është një problem pas këtij “Good guy”. Ju duheni me analizu ku është problemi i “Good guy”. Sikur të ish nis tërë kohën si “Good guy”, s’ka dert, por ky është nisë sikur i forti, edhe është mundu me ja ndërtu do pozicione vendit të vet, politikës së vet, Qeverisë së vet, si i forti”, shtoi Haradinaj.

Haradinaj tha se Kurti ka mbetur duke shkuar para e prapa. Sipas tij Kurti për këto veprime po merr direktiva nga Lajçaku e ky i fundit nga Vucic.

“Qe ku ka përfundo “Good guy”, shko para, ktheu prapa, shko para ktheu prapa, kur të dojnë , çka ti thonë. Edhe a e dini kush Lajçaku. Se Vuçiqi e thirrë Lajçakun, e Lajçaku e gjen kë me e thirrë edhe këtij i thojnë “Step back”. Kjo është Kosova sot, ju lutem. A kem me e zgjidh këshu situatën në veri i dashtun “Good guy? Tregom një here ta dijmë, se you are the “Good guy” now’, tha ai.

“Po e shoh që janë shumë të kënaqur të ekzaltum gati në Vetëvendosje për faktin se ndërkombëtaret po e lavdojnë Qeverinë. Kryeministri i tyre është bërë ‘Good guy’. Me të vërtetë është bërë ‘Good guy’, është ‘Good guy’”, tha Haradinaj./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected].net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë