Loading…

Haradinaj godet VV’në: Koncepti i tyre është komunist dhe fukarallak

  • 20/09/2019 | 21:05

Haradinaj godet VV’në: Koncepti i tyre është komunist dhe fukarallak

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj e ka goditur partinë e Albin Kurtit duke thënë se koncepti i kësaj partie është komunist dhe fukarallak, shkruan Gazeta Metro.


Haradinaj në një takim me qytetarët në Rahovec ka përsëritur se taksa nuk duhet të hiqet dhe ka folur për programin e Vetëvendosjes, duke e cilësuar programin e tyre ekonomik si program komunist.

“Pse po e suspendon për 120 ditë, çka ndryshoj, pse me e suspendu ne. Nuk bën me na qeveris miqtë, miku-mik, shtëpia-shtëpi. Askush nuk duhet me vendos për ne. I kom dëgju duke thënë ama shtetin, Nuk duhet na me hjek taksën deri në njohje, nëse mundemi me mbrojt deri në njohke është mirë. Nuk janë hajgare këto punë. Politika e tyre ekonomike është si dikur komuniste. Koncepti i VV’së është komunist dhe fukarallak”, tha Haradinaj.

Sot edhe kreu i Nismas, Fatmir Limaj,  gjithashtu e ka kritikuar Kurtin, duke thënë se nuk mundet me qeverisë me Kosovën dikush që i ka sharë të tjerët për 15 vite rresht./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë