Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklartuar sot se Hungaria është njëri prej vendeve të para që e ka njohur Republikën e Kosovës si dhe bashkëpunimi i saj me Kosovën është tradicional dhe historik.
Këto deklarata kryeministri Haradinaj i ka dhënë pas takimi me ministrin për Punë të Jashtme dhe Tregti të Hungarisë, Peter Szijarto.
Kryeministri i ka thënë ministrit hungarez Szijarto se Kosova është mirënjohëse për përkrahjen dhe kontributin e Hungarisë që i ka dhënë Kosovës, njofton gazetametro.net.
“Hungaria është një prej vendeve të para që ka njohur Republikën e Kosovës, dhe bashkëpunimi ndërmjet vendeve tona është tradicional dhe historik. Kosova dhe populli i saj është mirënjohëse për përkrahjen dhe kontributin e Hungarisë në shtetndërtimin dhe konsolidimin e institucioneve demokratike”, ka thënë Haradinaj, njofton gazetametro.net.
Kryeministri Haradinaj ka kërkuar nga shteti hungarez mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Interpol, çështjen e liberalizimit të vizave dhe çështje tjera me rëndësi për rrugën eurotlantike të Kosovës.
Ministri për Punë të Jashtme dhe Tregti i Hungarisë, Peter Szijarto, ka falënderuar kryeministrin Haradinaj për pritjen, duke thënë se Hungaria do të vazhdoj të jetë mbështetëse e Kosovës në agjendën e saj eurointegruese dhe në çështje tjera të interesit të përbashkët./gazetametro.net