Loading…
Haradinaj i gëzohet letrës që Trump ia dërgoi presidentit Thaçi
  • 18/12/2018 | 20:12

Haradinaj i gëzohet letrës që Trump ia dërgoi presidentit Thaçi

Letra e presidentit të SHBA’së, Donald Trump, ka nxitur reagimin e krerëve shtetërorë të Kosovës.


Në lidhje me këtë letër ka komentuar edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shkruan gazetametro.net

Në një postim në rrjetin social Facebook, Haradinaj tha se letra e Trump është lajm i mirë për popullin e Kosovës.

”Letra e Presidentit Trump është lajm i mirë për shtetin dhe popullin e Kosovës”, shkroi ai.

Haradinaj tha se SHBA që nga fillimi ka qenë përkrahësja më e fuqishme e sovranitetit të Kosovës.

”ShBA që nga fillimi ka qenë dhe vazhdon të jetë përkrahësja më e fuqishme e shtetit të Kosovës, sovranitetit dhe integritetit territorial të saj”, shkroi Haradinaj.

Ai përfundoi duke thënë se do të mbështes të gjitha përpjekjet për unifikim të spektrit politik dhe përgatitjeve të shpejta për përmbylljen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obligative.

”Si Kryeministër i Qeverisë së Kosovës mbështes fuqishëm çdo përpjekje për unifikim të qëndrimeve të spektrit politik dhe përgatitjeve të shpejta për përmbylljen e marrëveshjes gjithpërfshirëse ligjërisht obligative ndërmjet dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë”, përfundoi ai.

Ndryshe, në letrën e tij, presidenti Trump tha se do të vazhdojnë të mbështesin Kosovën dhe presin një marrëveshje sa më të shpejtë mes Kosovës dhe Serbisë dhe një që balancon interesat e të dyja vendeve.

Gjithashtu, ai tha se dështimi i arritjes së një marrëveshje do të ishte një kthim i madh prapa dhe humbje e një mundësie që vështirë se mund ta kemi përsëri. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë