Loading…

Haradinaj i kundërpërgjigjet Thaçit: Unë rri me Radojcicin e ti me Vucicin

  • 10/04/2018 | 21:17

Haradinaj i kundërpërgjigjet Thaçit: Unë rri me Radojcicin e ti me Vucicin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë senëse ai rrinë me Radojcicin, atëherë presidenti Thaçi rrinë me Vucicin.


Haradinaj asnjëherë nuk e mohon në publik se ka raporte me bosin e Veriut, Milan Radojcic. Ai në një intevistë për T7 pas deklaratave të Thaçit tha se nuk e fsheh këtë gjë, pasi edhe vetë presidenti rri me Vucicin ose politikanë serbë të tjerë, përcjell gazetametro.net.

Ndërkohë, presidenti Thaçi ditë më parë tha se Djuric para se të arrestohej për hyrje ilegale në Kosovë, natën e kishte kaluar në shtëpinë e Radojcicit.

“Djuric ka bujt në banesen e Milan Radojicicit”, ka thënë Thaçi.

Milan Radojicic edhe pse nuk bartë ndonjë post zyrtar, ai është njeriu kryesor që kontrollon veriun dhe Listën Serbe.

Ndërkaq, metë ishte takuar edhe Haradinaj, për të cilin ai thotë se e “ respekton pasi ka autoritet në veri”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë