Loading…

Haradinaj i përgjigjet Listës Serbe: Ju po na shtyni ta bëjmë ushtrinë me ligj

  • 27/03/2017 | 18:58

Haradinaj i përgjigjet Listës Serbe: Ju po na shtyni ta bëjmë ushtrinë me ligj

Deklaratave të liderit të Listës Serbe, Slavko Simic, i cili gjatë ditës tha se partia e tij nuk do ta lejojë krijimin e ushtrisë së Kosovës, u është përgjigjur deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj.


Haradinaj ka thënë të hënën për Express se janë pikërisht qëndrimet e Listës Serbe të cilat po i shtyejnë institucionet e Kosovës që përmes ndryshimit të ligjit ta themelojnë ushtrinë e Kosovës. Haradinaj tha se bashkësia ndërkombëtare duhet t’i marrë parasysh deklarimet e tilla të listës serbe.

“Pikërisht qëndrimi i tyre na ka shtyrë që përkohësisht ta ndërrojmë misionin dhe kapacitetet. Këtë qëndrim të tyre duhet ta shohin edhe  partnerët ndërkombëtarë dhe të na përkrahin në këto ndryshime që nuk kërkojnë votim të dyfishtë”, ka thënë Haradinaj.

Shefi i Listës Serbe, Slavko Simic, ka thënë se ata do të pengojnë projektligjin për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Ushtria sipas Simicit nuk duhet të bëhet pasi që as partnerët ndërkombëtarë të Kosovës, SHBA dhe BE nuk janë në favor të këtij versioni.

Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, ku kërkohen 2/3 e votave, ai ka thënë se nuk është koha për këtë dhe se preferojnë që një herë për një herë FSK të mbetet me mandat të njëjtë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë