Loading…
Haradinaj i përgjigjet Mogherinit, thotë se po mban takime të fshehta
  • 19/02/2019 | 15:00

Haradinaj i përgjigjet Mogherinit, thotë se po mban takime të fshehta

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka aluduar  shefja e Diplomacisë Evropiane, Federica Mogherini, po mban takime të fshehta në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, transmeton Gazeta Metro.


Haradinaj ka thënë se Mogherini ka mbajtur një takim ‘gjysmë të fshehtë’,  por ai nuk ka treguar personat me të cilët është takuar  dhe as vendin se ku është mbajtur.

Ai i bëri thirrje Mogherinit që ta qes në dritë këtë takim dhe mos ta fsheh nga mediat, transmeton Gazeta Metro.

“Mogherini ka mbajt një dialog si gjysmë të fshehtë, është mirë me qit në dritë dhe mos me majtë msheft”, tha Haradinaj, transmeton Gazeta Metro.

Haradinaj po ashtu ka bërë të ditur se zgjedhje nuk do të ketë derisa të përfundojë dialogu me Serbinë, kurse për LDK’në dhe VV’në ka bërë thirrje që të kyçen në dialogun me Beogradin.

“Po shfrytëzoj çdo mundësi LDK’së dhe VV’së, se pjesëmarrja e tyre në dialog është shumë e rëndësishme, derisa ne jemi në procese shume të renda nuk mund të shkojmë në zgjedhje, këto janë tema të rënda, këto dy parti duhet të kyçen në dialog dhe pas përfundimit të këtyre temave të shkohet në zgjedhje”, tha Haradinaj./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë