Loading…

Haradinaj ia bën qejfin vetes: Do të fitojmë në Prishtinë dhe Gjilan

  • 22/09/2019 | 20:06

Haradinaj ia bën qejfin vetes: Do të fitojmë në Prishtinë dhe Gjilan

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vazhduar me deklaratat e tij emocionale nëpër tubime para elektoratit të tij, kështu ai sot ka thënë e Prishtinën dhe Gjilanin do ta fitojë koalicioni AAK-PSD, shkruan Gazeta Metro.

Ani pse komunën e Gjilanit dhe Prishtinës nuk e ka udhëhequr kurrë AAK dhe ka pasur shumë pak vota në zgjedhjet e mëparshme, Haradinaj po mendon se tani këto dy komuna do t’i fiton partia e tij.

Haradinaj sot gjatë qëndrimit në Gjilan i emocionuar iu ka drejtuar ish-deputetit, Ahmet Isufi se do të fitojnë në këto zgjedhje në Gjilan dhe Prishtinë.

“Ahmet, ia vlen të fitojmë në Gjilan. Shpresoj që më 6 tetor, përveç në Prishtinë do të kthehemi edhe në Gjilan për të festuar. Urime fitorja!”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj, ka kërkuar që të përkrahet koalicioni AAK-PSD, pasi që sipas tij, vetëm Qeveria e tij mund t’i kryejë punët e nevojshme për Gjilanin dhe gjithë Kosovën./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë