Loading…

Haradinaj inauguron ndërtimet për ‘autostradën e Gjilanit’

  • 15/04/2018 | 14:15

Haradinaj inauguron ndërtimet për ‘autostradën e Gjilanit’

Është mbajtur ceremonia inauguruese për hapjen e punimeve të autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu Bardhë.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, tha se përmes kësaj autostrade po lidhet Anamorava me Kosovën Lindore.

Ai shtoi se ky projekt është meritë e të gjitha qeverisjeve paraprake.

diçka qe na bënë me u ndie më mirë sot kur i kujtojmë të rëntë për liri pasi sot na është bashkuar edhe një ndjenjë tjetër. Sot atdheu ynë po bëhet më i bashkuar”, ka thënë Haradinaj, raporton KTV.

Ndërsa Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, tha se autostrada do t’i ndihmojë zhvillimit të bizneseve të kësaj pjese, derisa u bë me dije se projekti do të zgjas rreth 30 muaj vlera e të cilit është 87 milionë euro.

“Si fillim Kosova u bë me Autostradën ‘Ibrahim Rugova’ që lidhet me ‘Rrugën e Kombit’, tash po lidhet me Shkupin përmes autostradës ‘Arbën Xhaferi’ e më këtë autostradë po bëhet lidhja e Prishtinës me Kosovën Lindore”, ka thënë Lekaj.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri premtoi edhe rrugë të tjera si ajo prej Pllakës së Dëshmorëve në Vërmicë të Zhegovcit me Lipjanin

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë