Loading…

Haradinaj: Jam i gatshëm të jap dorëheqje nëse bashkohet Kosova me Shqipërinë

  • 24/11/2018 | 22:40

Haradinaj: Jam i gatshëm të jap dorëheqje nëse bashkohet Kosova me Shqipërinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për mundësine e dorëheqjes nga pozita e kryeministrit.


Ai ka thënë se do të jepte dorëheqje nga pozita e kryeministrit nëse Kosova dhe Shqipëria do të bashkoheshin, shkruan gazetametro.net

Haradinaj kishte këtë përgjigje pasi u pyet nga moderatori i Klan Tv të Shqipërisë se cili do të jepte dorëheqje nga pozita e kryeministrit poqëse Kosova dhe Shqipëria do të bashkoheshin.

“Unë dorëhiqem”, ka deklaruar Haradinaj duke e ngritur dorën lartë.

Haradinaj gjithashtu ka folur edhe për raportet e tij me presidentin e Kosovës dhe ka thënë se kanë mospajtime për çështjen e korrigjimit të kufijve. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë