Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj, i cili po mbahet i ndaluar në Francë, ka reaguar lidhur me sulmin e sotëm të Londrës, të dyshuar si terrorist.
“Jam i indinjuar e i mërzitur me atë çfarë ndodhi sot në Londër. Në këto çaste bashkëndjej me familjet dhe me popullin britanik. Kosova i ka 1001 arsye më shumë të jetë solidare me Londrën sot”, u shpreh Haradinaj, përcjell gazetametro.net
“Ngushëllimet e mia më të thella për familjet, qeverinë dhe popullin britanik”, përfundoi ai.
Nga ky sulm, deri më tani janë 4 të vdekur, ndër ta sulmuesi dhe një polic, si dhe rreth 20 persona të lënduar. Kurse, kosovarë të lënduar nga ky incident zyrtarisht u tha se deri më tani nuk ka./gazetametro.net