Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj i ka drejtuar një pyetje publike  kolegëve të tij deputetë.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se ata mund kenë presione të ndryshme sa i përket çështjes së Demarkacionit.
Më poshtë është pyetja e Haradinajt drejtuar deputetëve:
Kolegë të nderuar Deputet, pyetja ime publike për ju është tepër e thjeshtë:
A është Çakorri në Kosovë a jo?
A është Kulla e Zhlepit në Kosovë a jo?
Presione mund të keni, por vlera juaj është e madhe, pasi që ju u zgjodhët nga populli e jo nga shefat.