Loading…

Haradinaj kërkon që Rezidenca e Rugovës të ketë 12 punëtorë të rregullt

  • 07/11/2018 | 10:45

Haradinaj kërkon që Rezidenca e Rugovës të ketë 12 punëtorë të rregullt

Kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar që 12 punonjësit e Rezidencës së ish-presidentit Ibrahim Rugova të jenë punëtorë të rregullt e jo të përkohshëm. Këtë e ka bërë në mbledhjen e Qeverisë, të martën.

“A është e mundur që ky staf nga kontratat e përkohshme të përfshihet në status të përhershëm. Është praktikë që në disa memoriale ka staf”, ka thënë Haradinaj, duke iu shtruar pyetje ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi, dhe atij të Financave, Bedri Hamza.

Ministri Gashi ka thënë se 12 punëtorët e angazhuar në Rezidencën e Ibrahim Rugovës – që para gati tre vjetësh u shpall monument i trashëgimisë kulturore – punojnë me marrëveshje për shërbime të veçanta. “Sa i përket kalimit në punëtorë të rregullt, sigurisht që duhet të koordinohemi edhe me Ministrinë e Financave. Por nëse vendoset që të shtohen edhe 12 vende të punës të gjithë këta punëtorë duhet t’i nënshtrohen konkursit për pranim”, ka thënë ai.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se sa i përket ndikimit buxhetor, bëhet fjalë për një ndikim neutral. Sipas tij, punonjësit janë duke u paguar e nëse punësohen si të rregullt vetëm ndërron forma e pagesës.

Qeveria e Kosovës në pranverë të këtij viti kishte ndarë 57 mijë e 944 euro, në mënyrë që të paguhen 12 punonjësit që me marrëveshje për shërbime të veçanta punojnë në këtë objekt.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë