Loading…

Haradinaj: Kosova duhet të synojë anëtarësimin në NATO, të punohet që kandidatura të diskutohet në samitin në Shqipëri

  • 09/07/2026 | 12:47

Haradinaj: Kosova duhet të synojë anëtarësimin në NATO, të punohet që kandidatura të diskutohet në samitin në Shqipëri

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje që institucionet e vendit të nisin menjëherë angazhimin për ta vendosur kandidaturën e Kosovës për anëtarësim në NATO në agjendën e samitit të ardhshëm të Aleancës, i cili pritet të mbahet në Shqipëri.


Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj theksoi se anëtarësimi në NATO duhet të jetë prioritet strategjik i shtetit.

“Kosova duhet të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s në Shqipëri të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim. Edhe pse koha është e shkurtër, me punë serioze ky synim është i arritshëm”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka kritikuar gjithashtu ata që, sipas tij, nuk e mbështesin këtë objektiv.

“Kush nuk e mbështet këtë objektiv strategjik të Kosovës është ose shkurtpamës, ose nuk e kupton përgjegjësinë e postit që mban”, ka theksuar ish-kryeministri.

Haradinaj vazhdimisht ka kërkuar që anëtarësimi i Kosovës në NATO të trajtohet si prioritet kombëtar, duke e konsideruar atë garancinë më të fuqishme për sigurinë dhe të ardhmen euroatlantike të vendit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë