Loading…

Haradinaj krahason Testin PISA me kohëra të vështira, e kërkon këtë

  • 21/04/2018 | 12:49

Haradinaj krahason Testin PISA me kohëra të vështira, e kërkon këtë

Kryeministri Ramush Haradinaj thotë se mbi tremijë nxënës kosovarë i janë nënshtruar deri më sot testit PISA, një vlerësimi ndërkombëtar që tregon nivelin e arsimimit te fëmijët tanë dhe mbi dymijë të tjerë do t’i nënshtrohen këtij testi në ditët në vijim.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës që nga fillimi i mandatit është angazhuar që të krijohen kushte më të mira për fazën përgatitore të këtij testimi, duke mobilizuar të gjitha institucionet përkatëse.

“Neve na duhet një rezultat më i mirë. Na duhet të dëshmojmë sot përkushtimin tonë ndaj arsimit, siç e kemi dëshmuar edhe në kohërat më të vështira.

Suksese fëmijë të dashur”, ka shkruar ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë