Loading…
Haradinaj kritikon BE’në: Edhe po na çojnë ftesa për Hagë, edhe s’po na i heqin vizat
  • 13/12/2018 | 23:50

Haradinaj kritikon BE’në: Edhe po na çojnë ftesa për Hagë, edhe s’po na i heqin vizat

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për mosliberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian, si dhe për ftesat e para për marrje në pyetje që Gjykata Speciale, në Hagë, ka nisur në adresë të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Haradinaj ka thënë në televizionin T7, se populli i Kosovës është “proevropian”, dhe “pak a shumë njëfarë lodhje e kemi në pritje të vizave”.

“Nuk po na japin. Na kanë qitur një kontratë, e kemi përmbushur, por tash s’po i japin vizat”, është shprehur ai.

Ai i ka cilësuar si “pak problem” ftesat për Hagë ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK’së.

“Populli i Kosovës thotë se prapë po duhet të kalojmë nëpër filtra të drejtësisë. U bë boll më”, është shprehur shefi i ekzekutivit.

“Njëherë ishte UNMIK’u, njëherë ishte Haga, EULEX’i, tash edhe njëherë Haga. Shumë u bë”, ka shtuar Haradinaj.

“Ajo që është e drejtë të ndodhë, të na japin liberalizimin, s’po na japin. Këta mund të kujtojnë se mos ka Evropa diçka kundër nesh… qytetarët”, ka thënë kryeministri kosovar.

Qytetarët, sipas Haradinajt, “mund të lodhen në këtë farë marrëdhënie”.

“E shfrytëzoj rastin t’ju bëj apel vendimmarrësve në BE që të na kuptojnë”, ka thënë ai.

“Gjithë këta t’i thërrasin, e të mos na e japin liberalizimin, për besë është në shpërputhje të madhe”, ka vlerësuar Haradinaj.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë