Loading…

Kritikon Qeverinë për mungesë rryme

  • 18/11/2016 | 17:02

Kritikon Qeverinë për mungesë rryme

Kryetari i  Aleancës për Aardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shprehur shqetësimin e tij për gjendjen aktuale të energjisë elektrike në Kosovë, duke thënë se mijëra familje po vuajnë nga mungesa e energjisë elektrike.

“Jam tejet i shqetësuar me lajmet që vinë nga të gjitha anët, ku mijëra familje po e vuajnë mungesën e energjisë dhe unë nuk po e kuptoj pse këto lajme nuk po mbërrin në veshët e qeveritarëve”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj theksoi se Qeveria dhe Kryeministri duhet të japin përgjegjësi për këtë gjendje kaotike, dhe se zullumi që po ia shkaktoni qytetarit të këtij vendi, po i kapërcen të gjitha limitet.

“Kryeministri dhe Qeveria, duhet të japin përgjegjësi për këtë gjendje kaotike energjetike. Ata duhet t’i tregojnë këtij popullit se ku janë zhytur dhe pse nuk po vihen në anën e tij. Burimet energjetike janë pasuri e popullit dhe ato nuk mund të tjetërsohen dhe populli të mbetët pa bazën e jetesës normale. Ndërhyni sa nuk është bërë vonë, sepse zullumi që po ia shkaktoni qytetarit të këtij vendi, po i kapërcen të gjitha limitet”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë