Loading…

Haradinaj kthehet në Gllogjan, flet për pjekjen e rakisë së shtëpisë

  • 03/11/2019 | 17:28

Haradinaj kthehet në Gllogjan, flet për pjekjen e rakisë së shtëpisë

Pas humbjeve në zgjedhjet e 6 tetorit, ku kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj priste shumë nga fitorja e AAK’së në gjithë Kosovën, ai është kthyer në Gllogjan, transmeton Gazeta Metro.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se gjatë ditës së sotme ka vizituar vendlindjen e tij në Gllogjan, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e pjekjes dhe distilimit të rakisë së shtëpisë.

Haradinaj ka ndarë disa fotografi të kësaj ceremonie.

“Në Gllogjan në ceremoninë e pjekjes dhe distilimit të rakisë së shtëpisë, sipas traditave të vjetra shqiptare, me mjeshtrin bacën Shaban dhe nipin e tij, i cili me krenari mban emrin e dëshmorit të lirisë, Sadri Lokaj”, ka shkruar Haradinaj./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë