Loading…

Haradinaj: Kurti është rrezitur me Lajcakun në Greqi, me Ramën gjak e lak shkojnë

  • 19/09/2023 | 21:59

Haradinaj: Kurti është rrezitur me Lajcakun në Greqi, me Ramën gjak e lak shkojnë

Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, tha se opozita po i kërkon kryeministrit Albin Kurti që të mos largohet nga Perëndimi si dhe të ulet urgjentisht me amerikanët.


Daut Haradinaj deklaroi në “Pressing” në T7 se kryeministri Kurti është rrezitur në Greqi me Lajçakun, ndërsa me Edi Ramën sipas tij shkon “gjak e lak”.

“Nuk mundet me kanë ma mik i mirë Greqia sesa Shqipëria, z.Kurti është rrezitë me Lajçakun në Greqi, ndërsa me kryeministrin Edi Rama, gjak e lak shkojnë. As për së afërmi nuk janë qysh duhet me kanë, edhe ne kemi pas përplasje kur ka qenë ideja për ndarjen e Kosovës dhe shkëmbimin e territoreve, por pa kompromis jemi konë”, tha ai.

“Nuk duhet me mbajt huj me kryeministrin e Shqipërisë”, tha ai.

“Sepse kur ishte Kosova në krizë, ishte kryeministri i Shqipërisë që i liroi policët e kidnapuar”, u shpreh ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë