Loading…

Haradinaj: Kurti s’pati plan as për pandeminë, s’ka as për ekonominë

  • 15/09/2021 | 17:16

Haradinaj: Kurti s’pati plan as për pandeminë, s’ka as për ekonominë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se Kryeministri Kurti s’pati plan për pandeminë dhe nuk ka asnjë plan për ekonominë. Sipas Haradinajt Pako e Ringjalljes ka për qëllim “ringjalljen” e votuesve.

“Qeveria e Kosovës ashtu siç nuk kishte asnjë plan konkret për pandeminë, nuk ka asnjë plan as për ekonominë.E kemi theksuar edhe në konferencën për media për temën e Ekonomisë, që pakoja e ashtuquajtur e ‘Ringjalljes’, nuk e ka as fokus e as qëllim ekonominë. Me masa tërësisht sociale, kjo pako ka të vetmin qëllim “ringjalljen” e votuesve, të cilët për pak muaj e kanë kuptuar që kanë votuar për mashtrim”, ka thënë Haradinaj.

Ai tutje ka shkruar se sektori privat kërkon intervenim direkt nga shteti pasi është në vështirësi.

“Ekonomia e Kosovës, posaçërisht sektori privat është në vështirësi dhe kërkon intervenim direkt për rimëkëmbje nga shteti. Pavarësisht që para nesh janë zgjedhjet lokale, është nevojë emergjente të merremi me ekonominë. Në të kundërtën, shteti, komunat dhe qytetarët do t’i vuajnë pasojat për shumë vite të ardhshme! Në mungesë të reflektimit të Qeverisë, ftoj partitë politike të përkushtohemi bashkërisht”, ka thënë ai.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë