Loading…

Haradinaj-Kurtit: A takuat në Greqi ndonjë përfaqësues të Gazpromit rus që refuzuat gazsjellësin amerikan

  • 30/09/2021 | 18:17

Haradinaj-Kurtit: A takuat në Greqi ndonjë përfaqësues të Gazpromit rus që refuzuat gazsjellësin amerikan

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj i ka reaguar Qeverisë Kurti pasi përfundimisht refuzoi gazpërçuesin amerikan ku sot u konfirmuan raportimet e Metros.


Haradinaj, iu drejtua kryeministrit Kurti me një pyetje duke i thënë se ‘’gjatë vizitës suaj të gjatë në Greqi, a e keni takuar ndonjërin nga përfaqësuesit e Gazpromit rus dhe a është kjo arsyeja e refuzimit të projektit të gazsjellësit amerikan!?’’.

Kujtojmë se Metro kishte raportuar javë më parë se Qeveria Kurti planifikonte refuzimin e gazpërçuesit amerikan nga Qeveria Kurti.

Këtë e ka konfirmuar publikisht edhe vetë Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila tha se Kosova nuk do vazhdojë me projektin për ndërtim të infrastrukturës rreth ndërtimit të infrastrukturës së gazit në Kosovë, që ishte financuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Gazeta Metro.

Ajo tha se ‘’Kosova ka nevojë për më shumë informata për të qenë e sigurt se ndërtimi i infrastrukturës së gazit është opsioni më i mirë për tranzicionin tonë energjetik”, ndërsa nga ana tjetër “MCC-ja ka afate kohore strikte për zhvillim dhe nënshkrim të programit të kontaktit”. “Përballë afateve kohore të MCC ne kemi vendosur të ecim tutje dhe të shfrytëzojmë investimin e alokuar për programin e kompaktit, për investime me risk më të ulët por që ndihmojnë Kosovën drejt dekarbonizimit të sektorit të energjisë dhe krijojnë kushte për zhvillim ekomomik dhe zhvillim të sektorit privat”, ka thënë Rizvanolli në një konferencë për media të mbajtur të enjten.

Postimi i plotë:

Po iu pyes Kryeministër Kurti: Gjatë vizitës suaj të gjatë në Greqi, a e keni takuar ndonjërin nga përfaqësuesit e Gazpromit rus dhe a është kjo arsyeja e refuzimit të projektit të gazsjellësit amerikan!?
Refuzimi i projektit të gazsjellësit amerikan është një veprim i rrezikshëm kundër interesave të Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës./gazetametro.net 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë