Loading…

Haradinaj: Legjitime të pyetet Kurti pse u lirua nga Presidenti i Serbisë në mesin e 2 mijë e 200 të burgosurve

  • 07/06/2021 | 22:36

Haradinaj: Legjitime të pyetet Kurti pse u lirua nga Presidenti i Serbisë në mesin e 2 mijë e 200 të burgosurve

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se është legjitime të pyetet se përse Albin Kurti u lirua nga Presidenti i Serbisë në mesin e 2 mijë e 200 të burgosurve, shkruan Gazeta Metro.


Haradinaj në kanal10 është pyetur për atë se çfarë kishte deklaruar ish-kryeministri Ramush Haradinaj, për liderin e VV’së Albin Kurti, nëse ky i fundit është agjent i Serbisë.
Haradinaj ka thënë se përderisa edhe Kurti atakon eminentë të kohës së luftës, edhe të tjerët kanë të drejt të të pyesin, sepse ai nuk është i amnistuar nga populli.
 “Pyetja ishte shumë e thjeshtë. Ku është Ukshin Hoti? Pse u liruat vetëm ju me amnisti presidenciale në mesin e 2 mijë e 200 të burgosurve, kjo duhet sqaruar”, ka thënë Haradinaj.
“Pikërisht në kohën ku ishte një gjendje kritike, përse nuk u lirua Ukshin Hoti por Albin Kurti?”, ka thënë tutje Haradinaj./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë