Loading…

Haradinaj: Ligji për delegacionin shtetëror dhe platforma, tema që duhet të diskutohen nga deputetët

  • 07/03/2019 | 11:45

Haradinaj: Ligji për delegacionin shtetëror dhe platforma, tema që duhet të diskutohen nga deputetët

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj thotë se sot duhet të diskutojnë rreth dialogut me Serbinë, platformës dhe delegacionit, transmeton Gazeta Metro.


Edhe ka pasur shumë mospajtime për mbajtjen e kësaj seance për shkak të Epopesë së UÇK-së, Haradinaj ka thënë se është në interes të të gjithëve të mbahet.

Haradinaj tha se nuk e di se kujt mund t’i pengojë që sot të flitet për tema kaq të rëndësishme,

“Është kërku seancë e jashtëzakonshme për tema aktuale. Nuk e di cili akterë nuk i ka në interes këto tema. Nëse e keni punën për kohën, unë mendoj se mund të diskutohet edhe sot”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se ligji për delegacionin shtëtëror dhe platforma janë tema që duhen të diskutohen prandaj deputetët duhet të flasin.

“Ligji për delegacionin shtetëror por edhe platforma janë tema që duhet diskutuar. I ftoj të gjithë deputetët të flasin. Me e rujtë Kosovën e 17 Shkurtit, prandaj të gjithë e keni mundësinë që sot të jepni kontributin tuaj”, është shprehur kryeministri në seancën e jashtëzakonshme, gazetaexpress

Ndërkaq, kur LDK-ja kërkoi që seanca e jashtëzakonshme të shtyhet për shkak të ditës së tretë të Epopesë së UÇK-së, koalicioni qeverisës ishte kundër shtyrjes.

“Ne e kemi kërkuar një seancë të jashtëzakonshme dhe në asnjërën prej tyre deputetët e koalicionit nuk kanë marrë pjesë me arsyetim të Epopesë. Megjithatë, sot është dita e tretë e Epopesë dhe masakrës mbi familjen Jashari dhe mbahet një seancë e cila nuk është aspak urgjencë. Së paku në këtë ditë nuk do ishte dashur diskutohet, kërkoj në emër të LDK-së që ky debat të shtyhet për një ditë tjetër”, ka thënë Hoti.

Edhe përkundër votimit, kryeparlamentari Veseli tregoi se nuk e shihte krejt të rregullt thirrjen e kësaj séance./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë