Loading…

Haradinaj lirohet nesër, Serbia nuk ka fakte

  • 01/03/2017 | 11:31

Haradinaj lirohet nesër, Serbia nuk ka fakte

Serbia nuk ka mundur të sigurojë prova të reja për ta çuar sërish në gjykim për krime lufte kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Prandaj, Gjykata e Colmarit në Francë nuk do ta esktradojë Haradinajn në Serbi për shkak të mungesës së dëshmive.

Të enjten pritet që kjo gjykatë franceze, të dalë me vendimin përfundimtar për ekstradimin ose jo të Haradinajt, dhe avokati i tij kosovar Arianit Koci, beson fort se seanca do përfundojë me lirim e jo ekstradim.

“Sipas asaj që ka thënë gjykata në seancën e kaluar, çështja do të shtjellohet dhe vendimi përfundimtar për kërkesën e Serbisë për ekstradimin e z. Haradinaj do të shpallet me datë 2 mars 2017. Ramush Haradinaj është shpallur i pafajshëm në Tribunalin e Hagës. Andaj, besojmë fuqishëm se Serbia nuk ka mundur të sigurojë “prova të reja” siç është pretenduar prej saj. Prokurorët e Hagës kanë hetuar me kujdes çdo ditë e luftës ku Haradinaj ka qenë pjesëmarrës, dhe nuk kanë arritur të dëshmohet përtej çdo dyshimi të arsyeshëm asnjë pikë të aktakuzës”.

“Fuqishëm besoj se vendimi final lidhur me kërkesën për ekstradim do të jetë në favor të z. Haradinaj”, ka deklaruar Koci.

Ai thotë se lideri i AAK-së i arrestuar në Francë nën një flet-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, mund të kthehet në vendlindje sapo t’i ketë në posedim dokumentet e udhëtimit që janë marrë prej tij nga autoritetet franceze, shkruan Klan Kosova.

Besim kaq të fuqishëm në lirimin e Haradinajt, ka edhe partia me të cilën ai udhëheqë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë