Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Qeveria Kurti që të publikojë të gjitha shpenzimet që janë bërë në sektorin energjetik që nga 1 tetori i vitit të kaluar, transmeton Gazeta Metro.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se është me rëndësi të posaçme që të publikohen edhe emrat e kompanive prej të cilave është blerë rryma dhe metodologjia e kontraktimeve.
Ai ka përmendur edhe fjalimin e kryeministrit Kurti në Kuvend për “bojlerët dhe filterat”, duke thënë se qytetarit të Kosovës kjo nuk i intereson.
“E pakuptueshme mjegulla që kjo qeveri po krijon në raport me rrymën elektrike dhe transaksionet financiare rreth saj. E qartë që me bojlerët, filterat dhe lopatat le të merren ata që duan, por qytetarit të Kosovës kjo nuk i intereson. Duam llogaridhënie për paranë publike”, ka shkruar Haradinaj.
Më poshtë postimi i plotë i tij. /gazetametro.net