Loading…

Amerika ia jep vizën Haradinajt

  • 13/01/2017 | 19:42

Amerika ia jep vizën Haradinajt

Ramush Haradinajt, me gjithë problemet që po i ka me autoritetet franceze, tani mund t’i gëzohet marrjes së vizës për Amerikë. Atij dhe bashkëshortes, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia kanë aprovuar kërkesën për vizë.

Këtë e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij Anita Haradinaj.

“Pas shumë ditëve në ankth, sot më në fund më erdhi një lajm i mirë. Kërkesat për vizë në Shtetet e Bashkuara të Amerikes na janë aprovuar!!! Ramush, hajde më shpejt, vizat po na presin!!!”, ka shkruar ajo.

Ndërkohë, lideri i AAK’së vazhdon të qëndrojë në Francë si i liruar me kusht, pas arrestimit më 4 janar nga Interpoli me urdhërarrest të Serbisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë