Loading…

Haradinaj mesazh nga Franca: Atdheu i shenjtë, jo Demarkacionit

  • 30/03/2017 | 17:04

Haradinaj mesazh nga Franca: Atdheu i shenjtë, jo Demarkacionit

Kreu i AAK’së Ramush Haradinaj ka deklaruar se versioni i tanishëm i Demarkacionit është gabim dhe se duhet të rrëzohet.

Sipas Haradinajt, pushtetarët e ligji po vazhdojnë ta çmendin popullin.

“Pushtetarët e ligj vazhdojnë me e lajthit popullin, vendin dhe miqtë! Versioni i tashëm i Demarkacionit është gabim dhe duhet të rrëzohet në parlament”, ka thënë Haradinaj.

Ai tha se ka përfunduar koha kur fqinjët marrin nga shqipëtarët, dhe mashtruesit duhet ta kuptojnë njëherë në jetë.

Për ata, për të cilët atdheu është i shenjtë, kufiri është kufi. Mashtruesit ta kuptojnë një herë e për jetë, se ka perfunduar koha kur fqinjët marrin nga shqiptarët

Haradinaj këto deklarata i bëri përmes një postimi në rrjetin social facebook.

Demarkacioni prit të dërgohet në Kuvend, më 6 prill, të enjten e javës së ardhshme./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë