Haradinaj thotë se u ka bërë me dije edhe presidentit Thaçi edhe Isa Mustafës se është gabim nënshkrimi i kufirit
Lideri i AAK-së, Haradinaj theksoi se klasa politike po mundohet të manipuloj me situatën.
“I kam shkruar edhe Thaçit, mos e nënshkruajë se e ke gabim. I kam thënë edhe Mustafës, mos e bëj se e ke gabim. Këta po mundohen me manipulu me situatën. Kufiri është pikë referente”, ka thënë ai. Ai rekomandoi edhe kryeministrin Mustafa që të shkojë në Karaqevë e të shoh nëse guri gjendet në vendin ku mendon.
“Le të shkon deri në Karaqevë e le ta sheh a po e dinë ku e ka gurin”, përfundoi ai. Haradinaj në një intervistë për Rubikon të KTV-së, po ashtu ka thënë se kanë bërë hulumtime të thella dhe cdo matje që është bërë në Kosovë.
“E kemi përcjell për cdo matje që është bërë për gjendjen në Kosovë, hulumtimet e brendshme, organizatat që bëjnë hulumtime e deri te raporti i progresit, i cili nuk e jep këtë gjendje fare të lehtë”, ka thënë ai.
Ai gjithashtu foli për murin. Tha se muri është gabim dhe duhet të hiqet. Kështu u shpreh lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai shpjegoi se cilat janë rrethanat mbi të cilat u ndërtua muri.
“Muri është gabim. Ka mu hek murri. Heqja e murrit nënkupton mos të ketë mur mbi plato. Njerëzit që duan të hipin në atë plato duhet të hipin disi, njerëzit e jugut pra dhe duhet të bëhet një akses për atë plato”, ka thënë ai.
Grupi punues ka hartuar një plan në secilën fushë, prej ekonomisë, arsimit e shëndetësisë./ Gazetametro.net.