Loading…

Haradinaj: Ndriçimi publik më shtrenjtë se ai shtëpiak, të reagojnë kryetarët e komunave

  • 30/04/2021 | 12:26

Haradinaj: Ndriçimi publik më shtrenjtë se ai shtëpiak, të reagojnë kryetarët e komunave

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka thënë se duhet të reagojnë komunat, pasi sipas tij ndriçimi publik më shtrenjtë se ai shtëpiak, shkruan Gazeta Metro.


Haradinaj ka reaguar ndaj çmimit të energjisë elektrike, përkatësisht atij për ndriçimin publik në komunat e Kosovës me theks të veçantë në kryeqytet.

“Meqë këto ditë është temë pagesa nga ana e Qeverisë së Kosovës për rrymën në veri, dua që publikisht të shtroj një pyetje për kryetarin e Prishtinës dhe gjithë kryetarët e komunave të Kosovës. Në tërë Republikën e Kosovës konsumatori shtëpiak gjatë natës paguan 3 cent këh, ndërsa ndriçimi publik, që natyrisht është natën, paguhet 10 cent kwh”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ky është reagimi i plotë:

Meqë këto ditë është temë pagesa nga ana e Qeverisë së Kosovës për rrymën në veri, dua që publikisht të shtroj një pyetje për kryetarin e Prishtinës dhe gjithë kryetarët e komunave të Kosovës. Në tërë Republikën e Kosovës konsumatori shtëpiak gjatë natës paguan 3 cent kWh, ndërsa ndriçimi publik, që natyrisht është natën, paguhet 10 cent kWh.
Një statistikë e thjeshtë e shpenzimit të energjisë elektrike në Kosovë;

Prishtina për vitin 2019 ka shpenzuar 788,548 kWh, derisa e krejt Kosova shpenzon 2,515,348 kWh, pra Prishtina shpenzon 32% të energjisë elektrike në nivel vendi.


Besoj që komunat e Kosovës e veçmas ajo e Prishtinës duhet ta ngrisin me urgjencë këtë shqetësim.
Është e palogjikshme dhe e papranueshme kjo që ka ndodhur tash e sa vite!/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë