Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se “Drenasi ka vendosë që të ndryshojë dhe ky ndryshim e ka emrin fitore për Drenicën”.
Sipas tij ndryshimi për Kosovën do të vijë shpejt.
“Në emër të Drenicës dhe popullit të Kosovës nuk mund te udhëheqin ata që kanë qenë dhe janë njerëz që ndër vite ishin pro jugosllav.”, ka thënë ai.
“Ndryshimet historike kanë nisur në Drenicë dhe ky ndryshim do jetë për popullin tonë, Isa Xhemajlaj dhe Drenasi janë ndryshimi i shumëpritur, Zeqir Kiqina dhe shumë miq kanë të drejtë ta ndjejnë fitore këtë ditë të veçantë”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook./gazetametro.net