Loading…

Haradinaj në 23’vjetorin e AAK-së në Pejë: Peja dhe Aleanca janë sinonim i njëra-tjetrës

  • 27/05/2023 | 22:59

Haradinaj në 23’vjetorin e AAK-së në Pejë: Peja dhe Aleanca janë sinonim i njëra-tjetrës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,  Ramush Haradinaj ka thënë se Aleanca dhe Peja janë sinonim i njëra-tjetrës.


Ai këto fjalë i tha në shënimin e 23-vjetorit të krijimit të AAK-së në Pejë, me ç’rast takoi strukturat e partisë atje.

Haradinaj në profilin e tij zyrtar në Facebook tha se Aleanca në Pejë, në radhët e veta ka njerëz që gërshëtojnë vlera të larta, të dëshmuar si në përpjekjet për liri dhe shtetndërtim.

“Nder i veçantë që sot të festojmë shënimin e 23-vjetorit të themelimit të AAK-së në Pejë, me struktura të degës dhe me miq të shumtë me të cilët rrugëtojmë bashkë që nga themelimi i Aleancës.

Rast i mirë që njëherësh të shpreh mirënjohjen time të thellë për secilin që ishte pjesë e rrugëtimin tonë politik përgjatë 23 viteve jo edhe të lehta as për ne e as për Kosovën! Ndaj udhëheqësve të degës nëpër kohë të ndryshme si dhe ndaj secilit aktivist për angazhimin e pashoq, të cilët nuk u dorëzuan së punuari për Aleancën dhe Pejën.

Aleanca në Pejë, në radhët e veta ka njerëz që gërshëtojnë vlera të larta, të dëshmuar si në përpjekjet tona për liri dhe shtetndërtim”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë