Loading…

Haradinaj në BIK: Jemi popull solidar

  • 25/06/2017 | 10:01

Haradinaj në BIK: Jemi popull solidar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovë, ku u takua me myftiun Naim Tërnava, e kjo për nder të festës së Bajramit.


Haradinaj në këtë takim tha se është nder të urohet Festa e Bajramit pas një muaji sakrificë.

Ai tha se të gjithë, populli shqiptarë janë solidar dhe duhet solidarizuar çdo ditë.

Haradinaj me këtë rast uroj të gjithë besimtarët mysliman shqiptarë.

“E kam për nder sot, të uroj Fitër Bajramin, Bashkësisë Islame, Myftiut tonë z. Tërnava së bashku me bashkëpunëtor, të gjithë besimtarëve mysliman shqiptar dhe gjithë myslimanëve, këtë festë që vjen pas një muaji përkushtimi dhe sakrifice të Ramazanit dhe që e ka porosi solidaritetin e ndërsjellët. Ne shqiptarët vërtet jemi popull solidar, por duhet po ashtu të shërbehemi me këtë porosi jo vetëm në ditë feste. Urime dhe me fat”, tha Haradinaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë