Loading…
Haradinaj në Mitrovicë: Tani është momenti i kthesës për këtë qytet
  • 11/02/2019 | 20:57

Haradinaj në Mitrovicë: Tani është momenti i kthesës për këtë qytet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar 20 biznesmen nga Mitrovica, ku ka thënë se “dikur shtyllë e fortë e zhvillimit ekonomik, Mitrovica është lënë anash në këto dekadat e fundit. Por tani është momenti i kthesës , sepse ua kemi borxh këtij qyteti dhe këtyre njerëzve”.


Postimi i Haradinajt në Facebook:

Një takim konstruktiv me përfaqësuesit e mbi 20 bizneseve nga Mitrovica. Dikur shtyllë e fortë e zhvillimit ekonomik, Mitrovica është lënë anash në këto dekadat e fundit. Por tani është momenti i kthesës, sepse ua kemi borxh këtij qyteti dhe këtyre njerëzve.

Politikat e reja fiskale dhe fokusimi intenziv i institucioneve në temat e ekonomisë, është epokë e re, që na çon drejt zhvillimit ekonomik.

Dhe bashkë duhet të angazhohemi drejt këtij zhvillimi, siç duhet të angazhohemi edhe në integrimin e pjesës tjetër të qytetit, përmes projekteve ekonomike.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë