Loading…

Haradinaj në shënimin e Epopesë së Dukagjinit: Kosova e meriton të jetë krah ShBA’së si anëtare e NATO’s

  • 24/03/2023 | 19:32

Haradinaj në shënimin e Epopesë së Dukagjinit: Kosova e meriton të jetë krah ShBA’së si anëtare e NATO’s

Ish komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit dhe njëherësh kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se shënimi i një çerek shekulli të Epopesë së Dukagjinit, përkon po ashtu me intervenimin e NATO-s të udhëhequra nga Amerika.


“Shënimi i një çerek shekulli të Epopesë së Dukagjinit, përkon po ashtu me intervenimin e NATO-s të udhëhequra nga Amerika, kur e gjithë bota demokratike u bë bashkë për të ndërprerë fushatën e egër të spastrimit dhe përndjekjes ndaj popullit shqiptar në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka thënë se Kosova e meriton të jetë krah aleatëve të saj si anëtare e NATO-s.

“Ne si Kosovë rreshtohemi me aleatët tanë në krye me ShBA-të në synimin tonë për partneritet për paqe dhe anëtarësim në NATO. Besoj shumë që Kosova e ka vendin në NATO, për të qenë krah aleatëve tanë për ta ndihmuar paqen dhe lirinë”, përfundoi ai.

Më të fundit
...

  • 02/06/2023 | 04:01
...

  • 02/06/2023 | 04:00
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë