Loading…

Haradinaj nga sheshi i Prishtinës: Tokë nuk falim më (VideoLive)

  • 27/04/2017 | 20:38

Haradinaj nga sheshi i Prishtinës: Tokë nuk falim më (VideoLive)

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj, pas arritjes në Kosovë, është drejtuar menjëherë për në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, ku ka mbajtur fjalim para mijëra përkrahësve të tij.


Ai nga aty ka folur për Demarkacionin për të cilin ka thënë se nuk duhet kaluar.

“Jemi populli populli më i vjetër, jo vetëm në Ballkan, por edhe në botë. Nuk ju kemi shkaktuar kurrë tragjedi fqinjëve. Ne nuk duam ta kthejmë kohën 1000 vjet mrapa, por më kurrë nuk do t’u japim tokë. A e dini sa tokë na ka marrë Mali i Zi e Serbia, por më nuk u japim tokë. Nuk jemi kundër miqëve, por duhet me ua tregu vendin edhe të nënshtruarve tanë që na bënë horë. Shikoni se çfarë po ndodhë, ka dy vite që jemi blloku, sepse nuk po guxojnë të thonë se kemi gabu”, ka thënë Haradinaj.

Duke folur për Serbinë, me fletarrest të të cilës u mbajt për më shumë se tre muaj në Francë, Haradinaj ka thënë se armikut të keq, në këtë rast Serbisë, duhet me ja tregu vendin, ashtu siç ja ka bërë Kroacia. “Serbia nuk ka se çfarë kërkon brenda Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se sa ka qëndruar në Francë, nuk ka qenë vet, por çdoherë ka pasur afër shqiptarë të mirë e të zot, nga diaspora e të gjitha trevat shqiptare.

Sipas tij, për fat të keq edhe njëhere si dikur thotë se është ndier pa shtet, “pasi institucionet nuk ishin në nivelin e tyre”.

“E thash hapur, që ftesa me më ekstradu në Serbi është ftesë për luftë. Me 24 mars 99, po këta Vucici e Dacici, e baba i tyne Milloshevici, na kanë sulmu në Gllogjan ku ka pasë edhe fmi e kanë dasht me na vra. Për këtë kam thënë që është shpallje e luftës e për këtë kam thanë se ua bëjmë ma zi se atëhere. Nëse disa kanë harru, janë disa që nuk harrojmë kurrë. Shqiptari don paqe, por nuk nënshtrohet”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë