Loading…

Haradinaj: Një qeveri e udhëhequr nga Vetëvendosje mund të jetë zhgënjyese

  • 09/02/2021 | 21:50

Haradinaj: Një qeveri e udhëhequr nga Vetëvendosje mund të jetë zhgënjyese

I pari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se një Qeveri e Kosovës e udhëhequr në të ardhmen nga Lëvizja Vetëvendosje mund të jetë zhgënjyese për qytetarët, shkruan Gazeta Metro.


Haradinaj po thotë se Vetëvendosje nuk ka plan ekonomik për zhvillimin e vendit, andaj mendon se një qeveri e udhëhequr nga Albin Kurti mund të jetë zhgënjyese.

Haradinaj po thotë se Vetëvendosje nuk e sheh se do ta përmirësojnë standardin e jetës me hapjen e vendeve të reja të punës për të rinjtë, por gjithçka po e bën për populizëm.

“Mund të jetë zhgënjyese një qeveri VV për shkak se s’kanë plan qeverisës ekonomik. Nuk po shohim se si kanë me ndreq gjendjen ekonomike në këtë kohë të vështirë të krizës, nuk e shohim se si kanë me ju përgjigj pritjes së njerëzve. Nuk e shoh se kanë me e përmirësu standardin me hapjen e vendeve të punës për rini. Nuk është çdo gjë populizëm. Qeverisja është një shkencë në vete, duhet me kriju efekte nga të cilat duhet me kriju vende të punës”, tha Haradinaj në RTK.

Po ashtu Haradinaj tha se nëse do të kishte një bashkëpunim në të ardhmen me Lëvizjen Vetëvendosje, ai do të merrej vesh për pesë minuta me Albin Kurtin për një koalicion të mundshëm.//gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë