Është vështirë me ditë ditën e orën kur do të lirohet Ramush Haradinaj, por ai shpejtë do të lirohet, ka thënë Ardian Gjini, nënkryetar i AAK’së.
“Kosovës po i bëhen shumë dëme, por ekstradimi i mundshëm i Haradinajt është pothuajse i pamundshëm”, ka thënë Gjini, në emisionin Rrokum Rroll, në TV Rrokum.
Ai ka shtuar se Kosova nuk duhet të lejojë të poshtërohet nga Serbia dhe se Haradinaj dhe familja e tij janë themel i lirisë dhe pavarësisë së Kosovë.
Nënkryetar i AAK’së ka shuar se Kosova nuk duhet të lejojë që të poshtërohet nga Serbia dhe se ata njerëz që lejojnë një gjë të tillë, ata duhet të ecin në shtëpi.
Gjini ka thënë se saga e Ramush Haradinajt do të përfundojë shumë shpejt.
https://youtu.be/uEQHYS9fpcs