Loading…

Haradinaj nuk i intereson ta përfaqëson Kosovën në Çeki: Bën fushatë në Prizren

  • 12/09/2019 | 18:24

Haradinaj nuk i intereson ta përfaqëson Kosovën në Çeki: Bën fushatë në Prizren

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, nuk ka udhëtuar për në Pragë të Çekisë për ta përfaqësuar Kosovën në Samitin e Vishegradit, ai ka qenë i nxënë me fushatë, transmeton Gazeta Metro.


Ani pse Haradinaj po thotë se po e mbron Kosovën nga ndarja dhe po e përfaqëson atë më së miri jashtë vendit, ai sot ka zgjedhur që të merret me fushatë dhe mos të udhëton për në Pragë.

Haradinaj madje këtë e ka pranuar edhe vet duke shkruar se tani Kosova është në kohë fushate dhe nuk mund të merret me samite dhe përfaqësime të Kosovës jashtë vendi.

Ai ka zgjedhur si më të rëndësishme fushatën e tij në Prizren sesa të udhëton në Pragë për të takuar me kryeministrat e tjerë të Evropës.

;

Duket se tani për Haradinaj më të rëndësishme se fushata nuk ka asgjë, këtë po e tregon edhe veta ai me anë të një postimi në Facebook ku ka pranuar se tani do të merre me fushatë dhe vota të AAK./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë