Loading…
Haradinaj nuk ndërron qëndrim përkundër kërkesave nga SHBA’të: Taksa nuk hiqet
  • 16/01/2019 | 11:25

Haradinaj nuk ndërron qëndrim përkundër kërkesave nga SHBA’të: Taksa nuk hiqet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka përsëritur sot se taksa ndaj produkteve të Serbisë nuk hiqet derisa kjo e fundit ta njeh pavarësinë e Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Haradinaj ka thënë se taksën mund ta heq që nga dita e sotme nëse Serbia e njeh pavarësinë e Kosovës, ai ka përsëritur se kjo taksë nuk ka të bëjë me Amerikën, por me Serbinë dhe Rusinë.

Ai ka bërë me dije se fytyra e Serbisë e vërtetë shihet nesër me rastin e vizitës së Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin në Beograd.

“Sot e hekim nëse ka marrëveshje për njohje, pra jo në shkurt, por edhe muj mos me hek asnjëherë deri Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, kjo s’ka të bëjë me Amerikën, por me Serbinë dhe Rusinë, na jemi kufi me Serbinë, ftyra e Serbisë cila është e shihni nesër me Putinin në Beograd, fytyra jonë e dini cila është, mos u mërzitni për këtë” tha Haradinaj.

Ndërkaq, dje gjatë një konference për media, Haradinaj ka pranuar se ai nuk do të udhëtojë për në SHBA, pasi taksa po i pamundëson një gjë të tillë, duke ju refuzuar edhe viza për këtë.

Kujtojmë, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës që ta pezullojë sa më shpejt taksën e vendosur ndaj Serbisë, madje ata i kanë dhënë një ultimatum kësaj Qeverie deri me 21 janar./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë