Loading…

Haradinaj: Opozita duhet të ketë Presidentin ose Kryeministrin

  • 05/08/2026 | 11:30

Haradinaj: Opozita duhet të ketë Presidentin ose Kryeministrin

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se partitë opozitare mund ta ndihmojnë Kosovën duke qenë bashkëvendimarrëse në një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. 


Sipas Haradinajt, s’është mirë për vendin nëse një parti merr hise vetëm në qeveri por s’ka në dorë ndonjë pozitë vendimmarrëse.

Ai ka thënë se nëse Kurti ka logjikë demokratike, atëherë e lexon rezultatin e zgjedhjeve si bashkëvendimarrje.

“Kurti po dëshiron me e poshtëru opozitën duke i ofru vetëm pjesëmarrje në qeverisje. Udhëheqësit e regjimit totalitar frikësohen nga bashkëvendimarrja. Opozita s’duhet që vetëm të marrë pjesë në qeverisje”, ka thënë Haradinaj, shkruan Gazeta Express.

“A e lexon rezultatin si bashkëvendimarrje. Nëse e lexon si bashkëvendimarrje, nëse nuk e lexon kështu është e kotë të ketë takime. Nuk mendoj që opozita e ndihmon Kosovën duke u bërë pjesë e qeverisë vetëm për përfitime të pushtetit. Opozita e ndihmon Kosovën vetëm nëse bohet pjesë e vendimmarrjes. Por nëse kemi rol në bashkëvendimarrje, atëherë po”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, opozita duhet ta ketë njërën prej pozitave, Presidentin ose shefin e Qeverisë

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë