Loading…
Haradinaj: Paqen e bëjnë të guximshmit, Vucici ta njohë Kosovën në këta kufij
  • 12/06/2019 | 13:53

Haradinaj: Paqen e bëjnë të guximshmit, Vucici ta njohë Kosovën në këta kufij

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Kosova është e gatshme që të pajtohet me Serbinë, shtet ky i cili para dy dekadave kreu gjenocid në Kosovë, transmeton Gazeta Metro.


Haradinaj u shpreh se paqen e bëjnë të guximshmit, andaj Kosova sipas tij ka guxim që të pajtohet me Serbinë.

Kryeministri i vendit i ka bërë thirrje Serbisë dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiqi, që ta njohin Kosovën në kufijtë aktualë dhe të drejtën e saj për të qeverisur, transmeton ksp.

“Paqen e bëjnë të guximshmit, e ne guxojmë të pajtohemi me Serbinë. I bëjmë thirrje popullit të Serbisë, edhe Vucicit që ta njohë Kosovën në kufijtë aktualë. Në mënyrë që ne të qeverisim të punojmë më shumë, në luftimin e korrupsionit, forcimin e vendit dhe ligjit në vendin tonë”, ka thënë Haradinaj para të pranishmëve në shënimin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Haradinaj ka falënderuat ish-presidentin amerikan, Bill Clintonin si dhe ish sekretaren e shtetit, Madeleine Albright, për ndihmën që i kanë dhënë Kosovës ndër vite. “Ju me avionët tuaj i ndalët trenat e vdekjes dhe spastrimin etnik. Sot një popull iu falënderon tërë jetën”, ka thënë Haradinaj. /gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 25/08/2019 | 15:17
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë