Loading…

Haradinaj paralajmëron: Seanca e nesërme mund të mos mbahet

  • 23/08/2017 | 13:09

Haradinaj paralajmëron: Seanca e nesërme mund të mos mbahet

Ndonëse kryesia e përkohshme e Kuvendit e ka caktuar që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet më 24 gusht, kjo mund edhe të mos ndodhë.


Kështu ka hedhë dilema kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, gjatë një konference për media.

Ai ka thënë se ende janë duke bërë përpjekje që të shkojnë në seancën e 24 gushtit.

“Jemi ende në përpjekje që nesër të jemi në seancë. Ekziston mundësia reale që as nesër të mos mund të fillojmë”, ka thënë Haradinaj.

Vlen të përmendet se në seancat e kaluara deputetët e koalicionit PAN nuk kanë marrë pjesë, duke kërkuar takime konsultative me partitë politike.

Madje për këtë datë kishte insistuar vetë koalicioni PAN.

Megjithatë, Haradinaj ka thënë se ndihet keq për vonesat në krijimin e institucioneve, duke shtuar se kjo po bëhet për të arritur një qeveri gjithëpërfshirëse.

“Këto shtyrje edhe pse janë humbje kohe, fitojmë në një aspekt tjetër kohën për shkak se bëjmë gati një nisje, që do të jetë nisje e qëndrueshme, më gjithëpërfshirëse”, ka thënë ai.

I pyetur nëse nesër do ta kenë edhe mbështetjen e AKR-së, ai ka thënë se janë në konsulta me të gjithë ata që janë të interesuar të krijojnë institucione të qëndrueshme.

“Jemi në konsulta. Nuk po bëhet fjalë vetëm për 61 deputetë. Se për ndryshe sot do të ishim në punë. Por arsyeja që po shkojmë në këtë rrugëtim dhe po marrim më shumë kohë është për një qeveri gjithëpërfshirëse, një qeveri që u bën ballë temave që e presin vendin”, ka thënë Haradinaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë