Loading…
Haradinaj paralajmëron Vetëvendosjen para protestës
  • 25/04/2019 | 21:04

Haradinaj paralajmëron Vetëvendosjen para protestës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj I ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që t’i shterojë të gjitha rrugët institucionale kundër problematikeve si korrupsioni e dorëheqjes e bartësve nga pozitat e larta, transmeton Gazeta Metro.


Haradinaj ka shkruar se presioni i rrugës mbi drejtësinë është precedent që nuk i kontribuon vendosjes së saj, ai thotë se Vetëvendosje më mirë është t’i përdorë interpelancat parlamentare.

“Kosova është një shoqëri demokratike ku liria e shprehjes dhe protestës është një e drejtë e garantuar. Protesta kundër korrupsionit, me kërkesën për dorëheqjen e bartësve të pozitave të larta në sistemin e drejtësisë, si pushtet i ndarë, është e drejtë qytetare dhe politike. Por, presioni i rrugës mbi drejtësinë është precedent që nuk i kontribuon vendosjes së saj. Lëvizjen Vetëvendosje, si subjekt i respektueshëm parlamentar, e ftoj të shterojë të gjitha rrugët institucionale, të përdorë së pari interpelancat parlamentare, tryezat politike dhe debatet me ekspertët për sistemin e drejtësisë”, ka shkruar Haradinaj.

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar protestë kundër kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, nesër duke filluar nga ora 12:00./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë