Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj me rastin e 87-vjetorit të lindjes, e ka uruar shkrimtarin shqiptar të përmasave botërore, Ismail Kadare.
Haradinaj ka thënë se Kadare është imazhi më i mirë i Shqipërisë, i Kosovës dhe i secilës pëllëmbë toke ku flitet dhe jetohet shqip.
“Si shqiptarë, jemi me fat që e kemi shkrimtarin e përmasave botërore, që me fuqinë e fjalës e bëri të njohur të vërtetën dhe të drejtën e Kosovës. Ai është imazhi më i mirë i Shqipërisë, i Kosovës dhe i secilës pëllëmbë toke ku flitet dhe jetohet shqip”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë:Â
Urimet më të përzemërta shkrimtarit më të madh të të gjitha kohëve ndër shqiptarë, Ismail Kadare, në 87-vjetorin e lindjes, duke i dëshiruar jetë të gjatë e shëndet, si dhe plot suksese të mëtejme në krijimtarinë e tij.
Si shqiptarë, jemi me fat që e kemi shkrimtarin e përmasave botërore, që me fuqinë e fjalës e bëri të njohur të vërtetën dhe të drejtën e Kosovës. Ai është imazhi më i mirë i Shqipërisë, i Kosovës dhe i secilës pëllëmbë toke ku flitet dhe jetohet shqip.