Loading…

Haradinaj për Kurtin: Ky njeri po rren në secilën fjalë

  • 23/12/2021 | 22:36

Haradinaj për Kurtin: Ky njeri po rren në secilën fjalë

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se deklaratat e kryeministrit Kurti për ligjin e pagave janë të pavërteta, shkruan Gazeta Metro.


Haradinaj tha në ATV se Albin Kurti është ka gënjen në secilën fjalë që po e thotë derisa po e komentonte deklaratën e tij në Kuvendin e Kosovës.

“Nuk ka fjalë tjetër me thanë përveç se me thanë që ky njeri po rrenë. Po rrenë në secilën fjalë që e ka thënë. Ligji i pagave është negociuar me sindikatat, me të gjitha palët e interesit, me BE-në. Gabimet që janë gjetur nga Gjykata janë bërë në parlament dhe ato ligje kanë qenë gabim, ligji që e ka dërgu qeveria ka qenë në rregull”, tha Haradinaj.

Tutje ai tha se Albin Kurti nuk ka drejtësi, drejtësia më e mirë e tij është të mashtroj sa të mund.

“Ky njeri nuk ka drejtësi, drejtësia më e mirë e tij është të mashtroj sa të mund. Ky po don me e shkatërru sistemin, me e kthy në zero Kosovën”, ka thënë ndër të tjerash Ramush Haradinaj.

Gjatë ditës së sotme kritika për qeverisjen e Kurtit ka pasur edhe ish-kryeministri tjetër i Kosovës, Isa Mustafa. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë