Loading…
Haradinaj për punësimet e tij: Nuk munden veç njerëzit e AAK’së mos me hy në punë
  • 14/03/2019 | 22:46

Haradinaj për punësimet e tij: Nuk munden veç njerëzit e AAK’së mos me hy në punë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për herë  të parë për punësimet e familjarëve të partisë së tij në Telekom, të cilat nuk janë të pakta, transmeton Gazeta Metro.


Haradinaj në TV Dukagjini i ka mbrojtur këto punësime, teksa ka shtuar se Telekomin e ka gjetur në gjendje më të keqe, se sa që është sot.

“Tash nuk munden veç pse njerëzit janë në AAK mos me hy në punë”, ka thënë ai.

Haradinaj thotë se e ka vështirë t’i thotë dikujt të rrijë në rrugë, derisa që shton se punësimet mund të kenë ndodhur për shkak të dijes.

“Mu më thojnë partia jem, i nderumi kryeministër, të kena përkrahë, s’kena vende të punës. Në publik del lajmi që hini djali i këtij djali i atij, është bukur vështirë me i thanë dikujt djali yt le të rrin në rrugë, mund të ndodh që e ka shti baba në punë, mund të ndodh që është i dijshëm”, përfundoi Haradinaj.

Tashmë disa ditë po raportohet për pundësimet e shumëta të AAK-së brenda Telekomit, përcjell Gazeta Metro.

Konkurset dhe gjërat e tjera të cilat kërkohen për çdo qytetarë të thjeshtë në Kosovë kur aplikon për punësim, për 3 mbesat e Lahi Brahimajt nuk kanë ekzistuar, ato janë rehatuar në Telekom pa ndonjë telashe të madhe.

Pas dajës së kryeministrit Haradinaj, në Telekom ka punësuar familjarët e tij edhe ministri i Ifrastrukturës, Pal Lekaj, transmeton Gazeta Metro.

Gruaja e djalit të ministrit Lekaj, Dorentina Gashi-Lekaj është rehatuar në Telekomin e Kosovës pa ndonjë telashe dhe pa ndonjë pengesë të madhe. Ajo tani e tutje do të ketë pagë afër 700 euro.

Por, me punë djalin e tij e ka bërë edhe deputeti dhe këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Muharrem Nitaj.

Genc Nitaj, djali i deputetit të AAK’së, ka marrë detyrën e re, ku tjetër përpos në Telekomin e Kosovës, ku do të paguhet me një pagë mbi 800 euro./gazetametro.net

 

 

Më të fundit
...
  • 24/05/2019 | 20:38
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë