Loading…

Haradinaj për Reshitajn: Nuk mund ta besoja se ishte në seancën e votimit të presidentit

  • 08/04/2021 | 23:50

Haradinaj për Reshitajn: Nuk mund ta besoja se ishte në seancën e votimit të presidentit

Anëtari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë në emisionin dPT te Fidani në T7 se a do të përjashtohet Albena Reshitaj nga subjekti të cilit i takon. Reshitaj doli kundër urdhërave të partisë duke votuar për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente.


Haradinaj tregon se a është më Reshitaj pjesë e partisë.

“Nuk e di që është përjashtuar. E di që kanë pasur tendenca që të marrin numra më të mëdhenj prej opozitës. Rastin e saj e kam parë në televizor. E kemi diskutuar dhe e kemi ditur si do të veprojmë. Ka pasur tendenca që të na marrin deputetë. Edhe ja morën një dikujt. Jemi ofenduar. Ideja që po shpëtojmë Kosovën prej Listës Srpska, është justifikim banal. Më mirë të kishte dalur para popullit dhe të thoshte se gjithsesi do ta zgjidhte Vjosa Osmanin presidente dhe do të dilte më i pastër. Nuk ka pasur pse të thotë se po e shpëton Kosovën prej dikujt”, tha ai.

“Nuk kam marrë pjesë në asnjë takim. nuk jam pjesë e Kryesisë në fakt. E kemi një organ brenda Aleancës që tregon për hapat e mëtejshëm. Nuk ka rëndësi, ajo u vetpërjashtua vetë. Ka qenë një deputete që është angazhuar. E kam emëruar vetë në Komisionin për Shëndetësi. Jam befasuar. Mediet më telefonuan dhe më thanë se pse Albena është e pranishme në sallë. Edhe vetë u befasova. Thashë nuk ka mundësi. Por ja që ishte ndryshe”, shtoi ai.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë