Loading…

Haradinaj për rritjen e pagës: Më duhet për kravata e këmisha

  • 23/12/2017 | 21:15

Haradinaj për rritjen e pagës: Më duhet për kravata e këmisha

Ramush Haradinaj ka arsyetuar rritjen e pagës me punën që bën. Thotë se pozita e kryeministrit të Kosovës është pozitë e lartë politike dhe institucionale me përgjegjësi të mëdha, prandaj edhe paga nevojitet të jetë më e madhe.


“Nuk du me u krahasu me askënd. Por nuk ka vend që bohet më shumë punë se sa kryetari i Qeverisë, sesa në ekzekutiv. Nuk mundet ai që bën ekzekutiv që bën kaq shumë punë me pasë rrogën ma të vogël se sa për shembull një tjetër. Në njëfarë mënyrë kemi respektu hierarkinë e pagave, si të parlamentit, si të presidencës si më tutje. 1300 euro për mua, po mos t’i kisha të hyrat tjera që i kam, ta zëmë qiranë…unë obligohna një kravatë, unë s’muj tash gjithqysh me dalë, obligohna një këmishë. Duhna me qenë në nivel të përgjegjësisë”, tha Haradinaj për televizionin publik të Kosovës.

Haradinaj, përmes një vendimi, ia rriti vetes pagën nga 1300 në 2950 euro. Nga rritja përfituan edhe ministrat dhe anëtarë të tjerë të qeverisë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë