Loading…

Haradinaj për vizitat e Thaçit dhe Veselit: Le të lëvizin se unë po ua ruaj shtëpinë

  • 12/09/2018 | 18:24

Haradinaj për vizitat e Thaçit dhe Veselit: Le të lëvizin se unë po ua ruaj shtëpinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar lëvizjet e liderëve nëpër vendet e rajonit, për takime me përfaqësues të lartë politikë, në kohën kur Kosova dhe Serbia po synohet të finalizojnë negociatat që çojnë drejtë normalizimit të plotë të raporteve ndërmjet dy vendeve.

“Le të lëvizin se unë po jau ruj shpinë, pa problem e kanë. Do të thotë në rregull është, në margjina jemi partnerë dhe fqinjë,” është shprehur Haradinaj para gazetarëve.

Ai rikonfirmoi se kohëve të fundit ka patur takime të rregullta me presidentin, Hashim Thaçi, për çështjen e negociatae me Serbinë.

“Kemi mendime ndryshe në rrugën deri tek një zgjidhje, pra te një marrëveshje obligative ligjore me Serbinë për njohjen reciproke. Bindja ime është se kjo nuk arrihet me territore e kufij, por me gatishmërinë për paqe, për pajtim mes popujve,” është shprehur Haradinaj.

Këto komente ai i ka bërë pas takimit me liderin e Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Menduh Thaçin.

Kryeministri Haradinaj, i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë që t’i thonë “PO” referendumit të 30 shtatorit, duke e cilësuar si votë “Pro” NATO-s.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë